Barcelona mendon transferimin e Bellerin

Futboll

Barcelona mendon transferimin e Bellerin

Më: 20 shtator 2016 Në ora: 11:06
Hector Bellerin

Zëvendëspresidenti i klubit katalanas nuk ka mohuar mundësinë e transferimit të mbrojtësit të Arsenalit.

Hector Bellerin mund të shkojë hapave të Cesc Fabregas dhe të kthehet te Barcelona.

Mbrojtësi i krahut të djathtë është produkt i klubit katalanas, por në moshën 16 vjeçare ishte larguar drejt Arsenalit, pasi që Arsene Wenger i kishte premtuar që do të kishte një vend titullari në ekipin e parë.

Tashmë 21-vjeçar, Bellerin po kërkohet nga Barça dhe sipas zëvendëspresidentit të klubit, Jordi Mestre, ai mund të kthehet në Camp Nou.

“Ne e kemi parë që ai është një tifoz i Barcelonës. Bellerin është një lojtar shumë i mirë”, ka thënë Mestre për gazetën Sport.

“Wenger e kishte bindur që të transferohej në Arsenal duke i premtuar diçka që ne nuk mund ta bënim në atë kohë”.

“Arsenali i siguroi atij që brenda dy viteve do të luante në ekipin e parë, derisa ne nuk mund ta bënim këtë gjë, pasi kishim Dani Alvesin”.

“Në shumë raste është mirë që lojtarët largohen në ndonjë klub ku mund të zhvillohen dhe ne i presim që të kthehen sërish këtu”, ka theksuar Mestre, që ka lënë të hapur mundësinë e rikthimit të Bellerin.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat