Që nga viti 2007 nuk i kishte ndodhur kjo gjë Barcelonës

Futboll

Që nga viti 2007 nuk i kishte ndodhur kjo gjë Barcelonës

Më: 3 tetor 2016 Në ora: 00:08
Barcelona

Barcelona ka humbur në javën e shtatë të La Ligas nga Celta Vigo me rezultat 4-3.

Humbja nga Celta Vigo nuk ishte vetëm një humbje turpëruese dhe e thjeshtë për gjigantin katalunas që pranoi katër gol.

Por, kishte të bënte edhe me një statistikë negative duke pranuar plot tre gola brenda pjesës së parë.

Pranimi i tre golave në gjysmën e parë të lojës nuk i kishte ndodhur qe nëntë vite Barcelonës.

Hera e fundit që Barcelona pranoi tre gola në pjesën e parë ishte viti 2007 ndaj Villarrealit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat