Arkëtim rekord për Juventusin

Futboll

Arkëtim rekord për Juventusin

Më: 4 tetor 2016 Në ora: 15:45
Andrea Agnelli

Andrea Agnelli është i kënaqur nga rezultatet e Juventusit të tij, në fushë dhe jashtë saj. Presidenti i bardhezinjve ka përpiluar relacionin e përvitshëm financiar që do t’ju prezantohet aksionierëve në 25 tetor.

Qershia mbi tortë në raportin e Agnellit ka të bëjë më zërin e të ardhurave me Presidentin që shkruan.

“Një arkëtim prej thuajse 388 milionë eurosh, përfaqëson rekordin historik të bilancit të Juventusit, që për të dytin vit radhazi regjistron një përmirësim prej më tepër s 4 milionë eurosh. 

Juventusi është në duar të sigurta dhe ka perspektivë të mirë zhvillimi, por duhet të vazhdojë të përmirësojë si arkëtimet ashtu dhe të përmirësojë menaxhimin”, është shprehur Agnelli.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat