Ky ylli i Barcelonës refuzoi Realin gjatë verës

Futboll

Ky ylli i Barcelonës refuzoi Realin gjatë verës

Më: 5 tetor 2016 Në ora: 14:17
Barcelona

Real Madridi ka dashur që t’ia rrëmbejë rivalit të përjetshëm Barcelonës, mesfushorin kroat Ivan Rakitiç.

Klubi nga Madridi ka tentuar që të përsëriste historinë e transferimit të Luis Figos nga Barcelona te Reali në vitin 2000, i cili vazhdon të konsiderohet si një prej kalimeve më kundërthënëse në historinë e futbollit.

Siç raporton El Mundo Deportivo, ‘Los Blancos’ kanë dashur që të transferojnë Ivan Rakitiçin, por përgjigja e lojtarit ka qenë e prerë dhe negative.

“Jo, faleminderit”, i është përgjigjur reprezentuesi kroat, telefonatës nga drejtori ekzekutiv i Realit.

Rakitiç është pjesë e Barcelonës që nga viti 2014, ku është transferuar nga Sevilla.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat