Prapaskena, Neymar refuzoi 32 mln euro në vit nga Reali

Futboll

Prapaskena, Neymar refuzoi 32 mln euro në vit nga Reali

Më: 9 tetor 2016 Në ora: 13:58
Neymar

Mungon vetëm firma por Neymar Jr e ka arritur tashmë marrëveshjen me drejtuesit e Barcelonës për rinovimin e kontratës. Për të qëndruar te skuadra blaugrana ylli brazilian ka refuzuar shumë oferta gjatë verës. Gazeta katalanase ElMundoDeportivo në numrin e saj të rradhës ka zbuluar se për 24-vjecarin nuk ka patur interes vetëm nga Paris Saint Germain, Manchester United dhe Manceshter City por edhe nga Reali i Madridit. Megjithatë dashuria e Neymar kundrejt Barcelonës është aq e madhe saqë braziliani nuk është menduar dy herë për të refuzuar milionat që vinin nga kryeqyteti. Sipas gazetës katalanase drejtuesit e Realit për të bindur Neymar të transferohej në Santiago Bernabeu i kanë ofruar atij një pagë vjetore që kapte shifrën e 32 milionë Eurove plus 40 milionë Euro të tjera kesh në momentin që do të firmoste me Los Blancos. Edhe pse mund të ngjasojë me dicka të pabesueshme, Paris Saint Germain dhe Manchester United sapo dëgjuan për interesimin e Realit këto dy klube përmirësuan ofertat e tyre  duke i vendosur në pjatë lojtarit përvec 40 milionë Eurove kesh edhe 40 milionë Euro të tjera pagë vjetore. Ndërkohë në lidhje me Manchester City-in, Neymar nuk ishte i interesuar të ulej në bisedime për të dëgjuar ofertën e tyre. Shumë shpejt 24-vjecari pritet të zyrtarizojë kontratën e tij të re me Barcelonën e cila do të zgjasë deri në vitin 2021.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat