Dembele: Një ditë do të luaj për Barcelonën

Futboll

Dembele: Një ditë do të luaj për Barcelonën

Më: 10 tetor 2016 Në ora: 18:57
Ousmane Dembele

Super talenti i Borussia Dortmundit, Ousmane Dembele ka shprehur dëshirën për t’iu bashkuar Barcelonës.

Dembele këtë vit është transferuar te Dortmundi, duke refuzuar ofertën e klubit katalanas, pasi që sipas tij ishte ende herët për të që të kalonte në një klub të nivelit të Barcelonës.

Mirëpo 19-vjeçari nuk fsheh dëshirën që një ditë të transferohet në Camp Nou, transmeton KosovaPress.

“Do të bëhem lojtar i Barcelonës në një të ardhme”, ka deklaruar Dembele, i cili vitin e shkuar fitoi çmimin ‘Lojtari Më i Mirë i Ri’, në Ligue 1.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat