Neymar tregon se ku do ta vazhdoj karrierën

Futboll

Neymar tregon se ku do ta vazhdoj karrierën

Më: 13 tetor 2016 Në ora: 23:38
Neymar

Neymar dhe Barcelona së shpejti do të nënshkruajnë kontratën e re, ku do të vazhdojnë bashkëpunimin edhe për disa vite.

Sulmuesi brazilian ka njoftuar se shumë shpejt do të do të nënshkruaj kontratë të re me klubin, sipas tij nuk ka mundësi që të gjej një skuadër më të mirë se sa Barcelona.

“Nuk e di datën, por shumë shpejtë do të nënshkruaj kontratë të re. Jam shumë i lumtur në Barcelona. Gjithçka është sikurse kam ëndërruar”, është shprehur Neymar .

“Çfarë më pëlqen më shumë është atmosfera. Ne të gjithë jemi shokë. Atmosfera është e qetë dhe ne jemi të bashkuar dhe kjo është arsyeja pse kemi fituar kaq shumë”.

“Është e vështirë të gjesh një skuadër të tillë, pasi nuk ka klub si Barcelona”, ka përfunduar sulmuesi brazilian.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat