Zyrtare: Ja data kur rikthehet Messi

Futboll

Zyrtare: Ja data kur rikthehet Messi

Më: 14 tetor 2016 Në ora: 16:39
Lionel Messi

Trajneri i Barcelonës, Luis Enrique ka konfirmuar se Lionel Messi është gati për ndeshjen e fundjavë kundër Deportivo La Corunas.

"Messi ka qenë përsëri me grupin që nga e mërkura dhe duket e mirë. Messit i duhen disa minuta për ta arritur formën. Unë do të flas nesër me të. Në parim ai është gati", tha Enrique.

Pas disa javësh pushimi, së bashku me Messin do të rikthehet edhe mbrojtësi i Barcelonës, Samuel Umtiti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat