Fisnik Nuhiu i solli fitore Renovës

Futboll

Fisnik Nuhiu i solli fitore Renovës

Nga: K.G. Më: 16 tetor 2016 Në ora: 16:48
Fisnik Nuhiu kaltër e bardhë

Skuadra shqiptare, Renova nga Xhepçishti i Tetovës, arkëtoi tri pikë të mëdha në luftë për pjesën e lartë të renditjes. Renova në vatër të vet e mposhti me rezultat minimal 1:0 Bregallnicën e Shtipit. Futbollisti Fisnik Nuhiu në minutën e 75-të i ndëshkoi mysafirët dhe i solli tri pikë domethënëse Renovës. Kjo është një fitore e madhe për ekipin nga Xhepçishti e cila renditet në vend të pestë me 15 pikë, shtatë më pak se lideri Vardari i Shkupit.

Liga e Maqedonisë

Sileksi-Shkëndija           1:3

Renova-Bregallnica      1:0

Shkupi-Vardari    0:0

Pelisteri-Pobeda 2:0

Rabotniçki-Makedonija         2:1

Tabela

1. Vardari   10     6       4       0       22

2. Shkëndija        9       6       2       1       20

3. Rabotniçki       10     5       1       4       16

4. Pelisteri 10     4       3       3       15

5. Renova  10     3       6       1       15

6. Shkupi   9       2       4       3       10

7. Sileksi    10     2       4       4       10

8. Pobeda  10     2       3       5       9

9. Bregallnica      10     1       4       5       7

10. Makedonija GP      10     1       3       6       6

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat