Suarez në Serie A? Klubi i njohur bën ‘çmendurinë’

Futboll

Suarez në Serie A? Klubi i njohur bën ‘çmendurinë’

Më: 17 tetor 2016 Në ora: 12:34
Luis Suarez

Sulmuesi i Barcelonës, Luis Suarez është një ndër lojtarët kryesorë që ka tërhequr vëmendjen e klubeve më të mëdha europiane.

Tashmë është skuadra e Interit ajo e cila është gati të bëjë çmendurinë për të joshur Suarez të lerë “Camp Nou” për tu bashkuar me klubin zikaltër.

Tentativat e kësaj marrëveshjeje do të vazhdojnë në janar dhe nëse nuk arrihet kompromisi atëherë do të tentohet një super ofertë gjatë merkatos së verës, shkruan “The Sun”.

Suarez në janar mbush 30 vjet, ka shkëlqyer me fanellën e Barcelonës pasi sezonin e shkuar fitoi "Këpucën e Artë" duke shënuar 40 gola.

Por skuadra e Interit e ka seriozisht me interesimin pasi kohët e fundit ka vendosur në objektiv edhe sulmuesin e Manchester City, Sergio Aguero dhe mesfushorin e Real Madridit, James Rodriguez.

Të presim ofertat zyrtare të Interit në drejtim të këtyre skuadra.

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat