Kosumi: Ja pikat e dobëta të futbollit të Kosovës!

Futboll

Kosumi: Ja pikat e dobëta të futbollit të Kosovës!

Nga: Kemajl Goca Më: 26 tetor 2016 Në ora: 19:41
Abaz Kosumi

Në vitet e pasluftës futbolli i Kosovës ballafaqohet me peripecitë e ndryshme!  Si shumë herë shtrohet tema se kemi apo jo trajnerë të mirëfilltë, kemi kushte, infrastrukturë dhe talente të futbollit. Një numër i madh i klubeve infrastrukturën e kanë të dobët, por krahas saj përballen edhe me kushte shumë të vështira. Abaz Kosumi, trajner i mirënjohur, është i brengosur me situatën që po kalon sporti më i popullarizuar në botë. Ai ka vërejte në qasje se si e bëjnë disa nga trajnerët. “Cila janë pikat e dobëta tipike të futbollit të Kosovës? Në praktikë trajnerët e futbollit bëjnë pyetje çka me ushtruar dhe qysh me ushtruar, kur me ushtruar dhe sa me ushtruar. Unë mendoj se pa plan-program dhe pa punë sistematike nuk ka cilësi të lojës së futbollit. Kur jemi te përgatitja sistematike mendoj për planin e punës të caktuar sipas dinamikë, vëllimit, intensitetit dhe ngarkesës. Si trajner i futbollit, si trajner i vjetër, kyqem të pyetja e katërt e trajnerëve, sa me ushtruar? Trajnerët për temën ditore dhe javore, nuk munden me ditë se sa zgjatë ora e ushtrimit, por trajnerët duhet te dinë me të cilët kategori punojnë dhe përgatitin plan-programin ditorë, javorë, mujorë dhe vjetorë sipas kategorive të lojtarëve. Atëherë trajnerët me punën e tyre dhe plan-programin, punën sistematike, luan rolin e madh në shëndetin e futbollistëve dhe...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të enjten në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat