Tmerr

Futboll

Tmerr

Më: 27 tetor 2016 Në ora: 13:07
Kështu rrihen lojtarët

Kryesia e klubit të futbollit Kika pas përfundimit të ndeshjes së Kupës së Republikës së Kosovës, rrethi i dytë ndërmjet KF Bashkimit nga Koretini dhe KF Kika nga Hogoshti, në mbledhjen e jashtëzakonshme del me një komunikate për të gjithë futbolldashësit, mediat dhe për FFK-në, se atë që e përjetuam ne si kryesi e klubit dhe shtab teknik dëshirojmë që ky tmerr të jetë i fundit për futbollin e Kosovës. Me të arritur në stadium në ora 13.00 (të mërkurën me 27 tetor) vendasit filluan kërcënimet nga personat zyrtar, sigurimi privat me fyerjet nga me banalet dhe në kore të organizuara nga tifozët e klubit vendas, të cilët filluan menjëherë pa filluar ndeshja të hidhnin gjësende të forta në fushë: gur, shishe të mbushura me ujë në drejtim të lojtarëve dhe shikuesve tanë, dhe ku kjo vazhdoj gjatë gjithë ndeshjes ku si pasoj e kësaj ka pasur tifozë të lënduar. Pasi e pamë se si është situata ne si kryesi e klubit tubuam lojtarët dhe hymë në zhveshtore, ku iu rekomanduam që primare të jetë shëndeti dhe jo fitorja në atë fushë që më shumë i ngjante një beteje lufte sesa futbolli. Pasi që filloi ndeshja në minutën e 7'-të lojtari i klubit tonë, Artan Xhaqkaj grushtohet nga lojtari i ekipit vendas Taulant Kurteshi pas shpinës së gjyqtarit kryesor, ku si pasoj e grushtimit futbollisti ynë është dashur të kërkojë ndihmën mjekësore në Qendrën Emergjente në Gjilan, ku si pasoj e grushtimit ka marrë lëndime në kokë.

Minutat kalonin por presioni vazhdonte nga shikuesit dhe sigurimi privat i klubit të cilët provokonin vazhdimisht lojtarët tanë dhe bankën rezervë, ku pas përfundimit të pjesës së parë jemi sulmuar nga ndihmëstrajneri i klubit te Bashkimit, Labinot Haxhiu i cili sulmoi lojtarët tanë dhe shtabin tanë, pastaj na futen me dhunë në dhomat e zhveshjes! Pas fillimit të pjesës së dytë ku vendasit ishin në avantazh shpeshherë pas starteve brutale të vendasve është dashur të ndërprehet loja ku si pasoj ka pasur të ndëshkuar lojtar, të ndëshkuar me karton të kuq, Bekim Skoverqani ku grushtoj njërin nga futbollistët tanë. Ne mezi prisnim fishkëllimën e fundit te gjyqtarit për të përfunduar ndeshjen, duke menduar që e gjithë kjo të përfundoj me kaq, mirëpo ai mllef, fyerje dhe kërcënim nga i gjithë stafi, sigurimi dhe tifozët e klubit te Bashkimit arritën kulminacionin. Pasi lojtarët tanë përshendeten tifozët me të drejtuar në zhveshtore papritmas sulmohen nga një pjese e kryesisë (Shefqet Fejzullah Canaj), (Isa Hoda), (Labinot Haxhiu) nga sigurimi privat (Asllan Haxhiu). (Ragip Rexha) dhe nga lojtarët e ekipit vendas, kapiteni Leutrim Arifi dhe portieri Samir Krasniqi, ku me pas hynë të gjithë tifozët e pjesës perëndimore.

Si pasojë e kësaj lojtarët tanë pësuan lëndime trupore si: Atdhetar Latifaj, Augent Latifaj, Durim Biqkaj, Adnan Xhaqkaj, Burhan Sermaxhaj, Burim Hyseni, ILaz Sermaxhaj, ku 4 prej tyre u detyruan të kërkojnë edhe ndihmë mjekësore në QKMF-Kamenicë të cilët edhe posedojnë raportin mjekësore! Këto skena të tmerrshme kanë ndodhur vetëm ne ndeshjen Serbi-Shqipëri e zhvilluar ne Beograd! Mbesim me shpresë se kjo ngjarje do të dënohet nga organet kompetente të FFK-së ku si dëshmi e kësaj është edhe video, thuhet në komunikatën e KF Kikës.

Qëndrimet nuk janë të redaksisë

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat