Alegri: Luajtëm mirë, u nervozova kur humbëm rastet në fund

Futboll

Alegri: Luajtëm mirë, u nervozova kur humbëm rastet në fund

Më: 2 nëntor 2016 Në ora: 23:57
Massimiliano Alegri

Massimiliano Alegri, trajneri i Juventusit, thotë se ekipi i tij luajti mirë në përballje me Lyonin në Ligën e Kampionëve, pavarësisht se ekipet barazuan 1 me 1.

Me barazimin në xhiron e katërt të Grupit H, Juve humb kreun që tani mbahet nga Sevilla.

“Luajtëm mirë në pjesën e parë, rrezikuam edhe në të dytën, por është normale sepse kemi luajtur shumë ndeshje të rëndësishme në një kohë të shkurtër me shumë lojtarë jashtë. Gjëja pozitive është se kemi synim të kualifikohemi dhe mendoj se jemi afër për ta bërë. Isha i nervozuar kur humbëm rastet e mëdha në fund”, ka thënë Allegri pas takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat