Salah i lumtur me het-trikun e parë në fanellën e Romës

Futboll

Salah i lumtur me het-trikun e parë në fanellën e Romës

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 09:05
Mohamed Salah

Mohamed Salah ka udhëhequr Romën drejt një fitore tejet të rëndësishme përballë Bolognas.

 

Në fakt skuadra nga kryeqyteti italian ka triumfuar me rezultat 3-0 në një takim ku shkëlqeu ylli egjiptian.

Salah realizoi tre golat për skuadrën e tij duke konfirmuar formën fantastike që po kalon këtë edicion.

Pas ndeshjes egjiptiani është shprehur shumë i lumtur me këtë sukses personal por edhe me tri pikët e marra.

“Jam shumë i lumtur fillimisht që arritëm të marrim tri pikët nga kjo përballje e cila nuk ka qenë aspak e lehtë”.

“Het-triku i arritur ishte një ndjenjë e mirë, por e them përsëri që më me rëndësi ishte fitorja e skuadrës”, deklaroi Salah i cili ka një mesazh për fund.

“Këtë vit jemi të vendosur për të fituar trofe për tifozët tanë”, u shpreh ylli egjiptian.

 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat