Ja çfarë e pyeti serbi përzgjedhësin e Kosovës

Futboll

Ja çfarë e pyeti serbi përzgjedhësin e Kosovës

Më: 7 nëntor 2016 Në ora: 15:56
Bunjaki me stafin e tij

Përzgjedhësi i kombëtares së Kosovës, Albert Bunjaki, është pyetur nga një gazetar i një mediumi serb nëse planifikon apo është duke ftuar futbollistë serbë në përfaqësuesen e Kosovës.

“Jam në dijeni për këta lojtarë, edhe pse nuk është se i kam përcjell shumë gjatë. Nëse për vendet e mëdha mund të luajnë lojtarët e huaj, nuk shoh asnjë gabim nëse luajnë edhe për Kosovën dhe besoj se kjo në të ardhmen nuk do të jetë problem. Me rëndësi është që politika të mos jetë e përfshirë në sport. Rasti më i mirë është i Adis Nurkoviçit”, përgjigjet Bunjaki.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat