Dështon Barcelona, nënshkruan me Arsenalin

Futboll

Dështon Barcelona, nënshkruan me Arsenalin

Më: 9 nëntor 2016 Në ora: 08:47
Foto ilustrim

Hector Bellerin nuk do të transferohet në Barcelonë por do të nënshkruajë kontratë të re në Arsenal.

Hector Bellerin do të nënshkruajë kontratë të re gjashtëvjeçare me Arsenalin për rreth 30 milionë funte, raporton “Daily Mirror”.

Kontrata e re e Bellerin që përfshin bonuse të ndryshme dhe opsione shtesë, do ta shndërrojë atë në një prej futbollistëve më të paguar në Emirates Stadium.

Barcelona për një kohë të gjatë ka shprehur interesim për transferimin e tij.

Por, Bellerin ka vendosur të mbetet në Arsenal.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat