Mehmeti: Jo se ne ishim me të mençmit, por dikujt nuk ia mbajti!

Futboll

Mehmeti: Jo se ne ishim me të mençmit, por dikujt nuk ia mbajti!

Nga: Kemajl Goca Më: 16 nëntor 2016 Në ora: 11:13
Hadi Mehmeti, Sejdi Mërkoja, Skënder Selmani, Bajram Neziri dhe një punëtore

Hadi Mehmeti njihet që ka dhënë shumë për futbollin e Kosovës sidomos ka qenë edhe sekretar i përgjithshëm i FFK-së, në një periudhë të kohës së okupimit. Ai është emocionuar paksa kur ka parë fotografinë e para 20 viteve (1993), me titullin në portalin “Bota sot”: Foto e para 20 vjetëve, kur FFK ishte e kërcënuar nga shovenistët serb! Ai e ka komentuar në këtë mënyrë periudhën e asaj kohe: “Jo se ishim me të mençmit e asaj kohe, u bashkangjiten jo se ishin më të pasurit e asaj periudhe, por kishin guximin dhe sakrifikuan për të çuar këtë proces përpara. Ka pas edhe të mençur tjerë, edhe të pasur të tjerë, por ju mungonte guximi, të cilin ne nuk mund t’ia jepnim, nuk dëshirojshin të sakrifikojshin asgjë nga pasurit e tyre ,sepse mendojshin se po fikën! Në atëkohë nuk jemi shty me bërryla, nuk kanë kërkuar kushte, por janë rreshtuar drejtë sipas deklarimit të sovranit! Po mos të ishte puna e gjithë atyre, që dhanë djersën dhe sakrifikuan shumë në fushat tona, atyre që ju prijnë atyre gjeneratave, të atyre që dhanë edhe kafshatën e fundit për mbarëvajtje të atyre garave, të atyre që ndanë tokat, të atyre që dhanë odat, të atyre pedagogëve, trajnerëve, referëve, punëtorëve sportiv, donatorëve të ndryshëm, të atyre që u maltretuan në mënyra të ndryshme, u rrahën mizorisht, nga ndeshja në ndeshje, nuk do të ishim këtu ku jemi sot! Mburrem me punën dhe veprën e tyre, e falënderoj Zotin që edhe unë pak sado pak e dhashë një kontribut të vogël, por në krahasim me të tjerët që kanë shumë nga pasuria kjo është modeste! Lavdi punës dhe veprës së atyre që nuk e priten ta shohin FFK-në ëe institucionet ndërkombëtare, aq shumë e dëshiruan ta presin dhe ta shohin këtë ditë! Është i përjetshëm kujtimi im këta, pushoni në paqe!”, komenton Mehmeti.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat