Luftetari ndal ne barazim Skenderbeun - Bota Sot
Luftetari ndal ne barazim Skenderbeun

Futboll

Luftetari ndal ne barazim Skenderbeun

Më: 30 nëntor 2016 Në ora: 23:01
ilustrim

Skënderbeu ndalet në Gjirokastër. Përballë Luftëtarit kampionët nuk shkuan më tej se një barazim 0-0 edhe pse dominuan në pjesën e dytë, rezultat që i lejon Kukësit parakalimin me kuotë të njëjtë pikësh në renditje. Rezultat ky i kushtëzuar edhe nga vështirësitë e rrethanave.

Vinte me mungesa të rëndësishme në këtë sfidë Skënderbeu, pa Salihin, James kishte shansin të ishte i vetëm në sulm i mbështetur nga Fukui, ndërsa Orelesi tërhiqej në qendër të mbrojtjes përkrah Jashanicës për të zëvendësuar Osmanin. Surprizonte Milinkovic te Luftëtari duke lënë Mersinin dhe Mirakën në stol për ti dhuruar debutimin prej titullari në portë Shkëlzen Rucit.

Menjëherë i rrezikshëm Luftëtari me Reginaldon që ka mundësi për të goditur nga brenda zonës së Skënderbeut pas vetëm 3 minutash lojë. Ndeshje e nisur me kokën lart nga vendasit, më konkretë në lojë, ndërsa Skënderbeu e kishte të vështirë të shprehej për 15 minutat e para. Ndeshje e nisur sipas planeve të Milinkovic me skuadrën e tij që nuk po rrezikonte shumë, i papërfillshëm ku gjysëm krosim e gjysëm gjuajtje i Latifit në minutën e 23. Madje Luftëtari pretendoi edhe për një 11 metërsh në të 25 për rrëzimin e Brahimajt në zonë, por pa marë atë që kërkonte. Më pas Skënderbeu u rit duke marë qarkullimin por duke patur vështirësi për të bërë dicka përpara. Në minutën e 44 Gledi Mici gjen me krosimin e tij James por është e dobët goditja me kokë e nigerianit. Pjesa e dytë në nivel loje flet për Skënderbeun që gjen përballë një Ruci që i ka vënë kycin portës. Në të 53 justifikon besimin e trajnerit me reagimin në goditjen e rrezikshme të Latifit. Luftëtari shikon shansin e tij të artë dy minuta më pas kur në një kundërzbritje Abazaj lëshohet i vetëm drejt portës por lejon Micin dhe Jashanicën ta mbyllin në sanduich, duke i hequr mundësinë e goditjes. Skënderbeu sërish i rrezikshëm në të 58 me Jashanicën që nuk ja del të devijojë goditjen e Fukuit dhe Rucin që është sërish në lartësinë e duhur. Zgjedhje e goditur portieri për Milinkovic. Episod i denjë për moviolën në minutën e 61, Latifi futet në zonë dhe pengohet, por gjyqtari kryesior Kreshnik Cjapi e konsideron si simulim, dhe ndëshkon futbollistin me kartonin e verdhë. Përsëritja e pamjeve nuk i jep aspak të drejtë.

Në të 72 Latifi protagonist me harkimin në goditjen standarty, por edhe pse duket se s’ka fushëpamje Ruci është i saktë. Kalimi i minutave shton presionin për Agostinellin por Skënderbeu i tij nuk ja del të bëjë asgjë për të kaluar Rucin dhe pse shtesa zgjat 5 minuta dhe mbyllet 0-0, me skuadrën korcare që kapet sërish në klasifikim nga Kukësi, në ndeshjen që mbyll afatin e ultimatimut të vënë nga Takaj gjatë pauzës së kombëtareve. Për Luftëtarin është barazimi i katërt rradhazi në shtëpinë e re.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat
Sondazh
test