La Liga synon ta çojë audiencën në 3 miliardë teleshikues deri në 2018

Futboll

La Liga synon ta çojë audiencën në 3 miliardë teleshikues deri në 2018

Më: 6 dhjetor 2016 Në ora: 20:48
ilustrim

Liga spanjolle synon që audienca e përgjithshme në TV të shkojë në 3 miliardë teleshikues deri në vitin 2018, për të shkuar në nivelin e Premierligës, bëri të ditur sot një drejtues i kampionatit të Spanjës gjatë një konference shtypi në Katar.

Këtë sezon, Liga ka pasur një audience prej 2,1 miliardë teleshikues, sipas Vincente Casado, drejtor i përgjithshëm i zhvillimit ndërkombëtar të La Liga, afro një miliard më shumë se sezonin e fundit.

Një nga arsyet kryesore të kësaj rritjeje, sipas Casado, shpjegohet me faktin e ndryshimeve të orareve të ndeshjeve të Real Madrid dhe FC Barcelona, dy lokomotivat e La Liga-s. Çdo fundjavë, një prej këtyre dy ekipeve ka luajtur të shtunën në mesditë, një orar që terhëq shumë teleshikues aziatikë.

Premierliga me 3 miliardë audiencë, sipas shifrave të publikuara zyrtarisht, është kampionati më i ndjekur në botë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat