Marquinhos-Barcelona, ky është lajmi i fundit

Futboll

Marquinhos-Barcelona, ky është lajmi i fundit

Më: 8 dhjetor 2016 Në ora: 19:33
Marquinhos

Barcelona vazhdon të jetë e interesuar për mbrojtësin e PSG-së, Marquinhos.

Drejtuesit katalunas kanë shtuar ndjeshëm interesimin në ditët e fundit, për të marrë brazilianin në afatin kalimtar të verës.

Kjo ka bërë që krerët e Paris Saint Germain të alarmohen dhe t’i ofrojnë menjëherë rinovimin ish-lojtarit të Romës.

Edhe pse atij i skadon kontrata në vitin 2019, frika që mund të largohet nga Parisi, ka bërë që drejtuesit e PSG-së t’i ofrojnë kontratë të re me pagë shumë më të mirë.

Tashmë mbetet të shihet vendimi i brazilianit, i cili shihet si përforcim ideal në “Camp Nou”.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat