Këta janë lojtarët që i kërkon Ferizaj

Futboll

Këta janë lojtarët që i kërkon Ferizaj

Nga: Kemajl Goca Më: 14 dhjetor 2016 Në ora: 13:23
Ferizaj

Pas përforcimit me futbollistin maqedonas Hristian Denkovski, Ferizaj kërkon edhe përforcime tjera që të jetë sa më i kompletuar për edicionin pranveror. “'Ujqërit', dje prezantuan futbollistin Denkovski, te huazuar nga Vardari, ndërsa synojnë të transferojnë edhe dy futbollistë të tjerë nga Maqedonia! Por kjo nuk është e tëra, ngase Ferizaj ka hedhur sytë edhe ne tregun vendorë ku është në kontakt me disa futbollistë të cilët janë: Qëndrim Dautaj, Kushtrim Mushica, Betim Haxhimusa dhe Gëzim Rusi. Ndërsa nga Kategoria Superiore e Shqipërisë synon rikthimin e dyshes se Flamurtarit, Dardan Çerkinit dhe Astrit Fazliut”, shkruan në faqen e Ferizajt.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat