Barça do mbrojtësin e PSG

Futboll

Barça do mbrojtësin e PSG

Më: 16 dhjetor 2016 Në ora: 14:38
Ilustrim

Barcelona ka vendosur sërish në shënjestrën e tyre mbrojtësin e Paris Saint-Germain, Marquinhos.

Raportet mes Marquinhos dhe drejtuesve të klubit nuk janë shumë të mira dhe nga kjo do të kërkojnë të përfitojnë katalanasit për të tentuar blerjen e tij në janar.

Këtë radhë Barcelona është gati të ofrojë 60 milionë euro për mbrojtësin brazilian, një ofertë kjo e rëndësishme dhe që mund të tundojë jo pak drejtuesit e Paris Saint Germain.

Por jo vetëm kaq, Barcelona do të kërkojë të bazohet edhe te miqësia që e lidh Marquinhos me Neymar për ta bindur futbollistin 22 vjeçar të transferohet në Camp Nou.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat