Enrique do të qëndrojë në drejtimin e Barcelonës

Futboll

Enrique do të qëndrojë në drejtimin e Barcelonës

Më: 20 dhjetor 2016 Në ora: 21:59
Trajneri spanjoll, Luis Enrique

Trajneri spanjoll, Luis Enrique ka kontratën me Barcelonën deri në fund të sezonit, ndërkohë që ende nuk ka nisur negociatat për rinovimin e mëtejshëm të kontratës.

Presidenti i klubit, Josep Maria Bartomeu ka deklaruar sot se shumë shpejtë do të nisin kontaktet për te diskutuar vazhdimin e kontratës së teknikut.

“Deri në prillin e ardhshëm ne do të ulemi për të biseduar me trajnerin. Ne dëshirojmë që të vazhdojmë bashkëpunimin me të”, është shprehur Bartomeu.

Ai ka bërë të ditur se klubi i Barcelonës nuk ka menduar për ndonjë trajner tjetër. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat