Shkëndija për të tretin vit me radhë viziton fëmijët me nevoja të posaçme

Futboll

Shkëndija për të tretin vit me radhë viziton fëmijët me nevoja të posaçme

Më: 22 dhjetor 2016 Në ora: 17:54
Shkëndija viziton fëmijët në nevojë

Për të tretin vit me radhë futbollistët e Shkëndijës nga Tetova vizitojnë fëmijët me nevoja të posaçme te Qendra Ditore në Tetovë dhe paralelja pranë shkollës fillore ‘Liria’, duke u dhuruar me këtë rast pako për Vitin e Ri.  Shkëndija ka qenë, është dhe do të mbetet më shumë se një klub futbolli. Për të tretin vit me radhë prej kur klubi është nën menaxhimin e kompanisë ‘Ecolog’ futbollistë të skuadrës ‘kuqezi’ vizitojnë fëmijët me nevoja të posaçme në paralelet pranë Qendrës Ditore në Tetovë dhe shkollë s fillore ‘Lira’. Egzon Bejtullai, Mevlan Murati dhe Besir Nuhiu, bashkë me pjesëtarë të operativës dhe përfaqësues të Zyrës për Marrëdhënie me Publik kanë dhuruar pako për fëmijët e këtyre paraleleve, duke u shoqëruar bashkë tani më sipas traditës tre vjeçare. Vizita e fëmijëve me nevoja të posaçme para Vitit të Ri dhe shoqërimi me ta u ka dhënë mundësinë atyre të ndihen të integruar në familjen e madhe ‘kuqezi’ e që funksionon jo vetëm në fushën e futbollit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat