Livoreka: Kemi pritur më shumë

Futboll

Livoreka: Kemi pritur më shumë

Nga: Kemajl Goca Më: 25 dhjetor 2016 Në ora: 19:35
Livoreka

Njohësit e futbollit parashikojnë pranverë atraktive qoftë në luftë për titullin e kampionit qoftë edhe mes skuadrave që kërkojnë sigurimin e ekzistencës në elitën e futbollit. Pjesa vjeshtore ka pasur ecuri interesante, sepse katër skuadra janë shkëputur në luftë për titullin e kampionit, si Trepça ’89 që udhëheq renditjen me 39 pikë, e përcjellë nga Llapi (36), Prishtina (35) e Feronikeli (33). Kampioni në fuqi. Feronikeli nga Drenasi, tani për tani vlerësohet si nga ekipet që mund ta mbrojë titullin dhe sipas disa njohësve së bashku me Prishtinën, konsiderohen si ndër favoritët, por edhe Trepça ’89 dhe Llapi, janë me të njëjtat gjasa, sepse nuk janë rastësisht në krye të klasifikimit. Sulmuesi i Feronikelit, Përparim Livoreka, tha se deshëm apo nuk deshëm pranvera do të jetë edhe më e fortë. “Mendoj që stinori pranveror do të jetë edhe më i fuqishëm, duke  marrë parasysh ecurinë e klubeve dhe përforcimet.

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të hënën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat