Barcelona kërcënon Luis Enriquen

Futboll

Barcelona kërcënon Luis Enriquen

Më: 27 dhjetor 2016 Në ora: 09:56
Luis Enrique

Drejtuesit e Barcelonës do ta presin Luis Enriquen që ta vazhdojë kontratën vetëm deri në mars të vitit 2017

Luis Enrique ka kontratë me Barcelonën deri në fund të sezonit. Por, strategu spanjoll ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë kontratën apo jo.

Sipas të përditshmes sportive katallane, Sport, drejtuesit e Barcelonës do ta presin Enriquen që ta vazhdojë kontratën vetëm deri në mars të vitit 2017.

Kështu, nëse Enrique nuk vendos deri në mars, klubi nga Camp Nou do të jetë i detyruar ta kërkojë një trajner të ri. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat