Candreva: Interi duhet ta ketë objektiv kualifikimin në LK

Futboll

Candreva: Interi duhet ta ketë objektiv kualifikimin në LK

Më: 28 dhjetor 2016 Në ora: 09:54
Antonio Candreva

Antonio Candreva thotë se Interi nuk mund të jetë i kënaqur me rrjedhën e deritanishme të sezonit, përkundër rikthimit në formë në javët e fundit.

Nerazzurët i kanë fituar pesë nga gjashtë ndeshjet e fundit në të gjitha garat dhe janë rikthyer në garën për pjesëmarrje në Ligën e Kampionëve.

“Nuk mund të jemi të kënaqur me atë që kemi bërë deri më tani, të shpresojmë se do të përmirësohemi”.

“Kemi pasur shumë probleme në fillim, ishte edhe gabimi ynë. Tash duam të ndryshojmë, kemi qëllim ta rregullojmë sezonin dhe të luajmë mirë edhe në kampionat edhe në Kupën e Italisë”, ka deklaruar 29-vjeçari.

Ai ka shtuar se pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve duhet të jetë gjithmonë objektiv për një klub si Interi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat