Rey Manajn e duan në Spanjë

Futboll

Rey Manajn e duan në Spanjë

Më: 29 dhjetor 2016 Në ora: 07:07
Rey Manaj

Duke qenë se largimi nga Pescara është i sigurt, në media kanë nisur të përmenden destinacionet e mundshme për Rey Manajn.

Interi, që ka në pronësi kartonin e lojtarit, me shumë gjasa do t’i gjejë një ekip tjetër 19-vjeçarit për gjysmën e dytë të sezonit.

Përveç skuadrave nga Italia, mes të cilave Empoli, së fundi në mediat përtej Adriatikut flitet edhe për një interesim nga Spanja.

Emra konkretë nuk përmenden ende, por në ditët e ardhshme pritet të mësohet më shumë rreth të ardhmes së sulmuesit lushnjar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat