Livoreka largohet nga kampioni

Futboll

Livoreka largohet nga kampioni

Nga: K.Goca Më: 15 janar 2017 Në ora: 16:05
Livoreka

Përparim Livoreka, prej sulmuesve më të mirë në Kosovë, është larguar nga skuadra kampione në fuqi, Feronikeli nga Drenasi. Ai konfirmoi largimin dhe iu bashkua Dritës nga Gjilani. “Kaluan tre vite e gjysmë prej se jam pjesë Feronikelit! Luftuam për t’i ikur barazhit, ia arritëm, luftuam për të fituar kupën, ia arritëm, luftuam për titullin kampion, ia arritëm, andaj për këto arritje, si dy herë fitues i kupës, dy herë kampion i Kosovës dhe një Superkupë, i falënderoj të gjithë ata që na mundësuan këtë sukses, që nga kryesia e klubit, stafi i trajnerëve, bashkëlojtarët, ekonomët e klubit si dhe tifozët ‘Tigrat e Zi’ e gjithë qytetarët e Drenasit”, bën të ditur Livoreka, duke iu bashkuar Dritës nga Gjilanit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat