Zyrtare: Rivaldo rikthehet te Barcelona

Futboll

Zyrtare: Rivaldo rikthehet te Barcelona

Më: 18 janar 2017 Në ora: 08:49
Braziliani vizitoi ambientet e klubit bashkë me presidentin Josep Maria Bartomeu

Rivaldo vizitoi Barcelonan dhe shkoi në “Camp Nou” për të konfirmuar se është gati të jetë pjesë e projektit të FCB Legends, ekipi i ish-lojtarëve që kryejnë ndeshje miqësore rreth e qark botën për të zgjeruar markën e Barças.

Braziliani vizitoi ambientet e klubit bashkë me presidentin Josep Maria Bartomeu, zv.presidentin Jordi Mestre, ku kanë analizuar të tashmen e kampionëve aktual spanjoll.

“Jam shumë i lumtur, kam bërë historinë me këtë klub, është një ekip që nuk ka për t’u larguar nga zemra ime”.

“Ndihem shumë mirë, stërvitem çdo ditë për ato ndeshje që barcelona bën në të gjithë globin dhe do të jem i gatshëm të luaj,” shprehet braziliani për faqen zyrtare të klubit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat