Shqiptari me ekipin e tij barazuan me Barcelonën e Messit!

Futboll

Shqiptari me ekipin e tij barazuan me Barcelonën e Messit!

Nga: Kemajl Goca Më: 29 janar 2017 Në ora: 13:53
Pamje nga ndeshja

Mbrojtësi shqiptar, Riza Durmishi, me ekipin e Betis-it nga Sevilla e ndalën një pikë ndaj Barcelonës. Betis-i si vendas barazoi me rezultat 1:1 me kampionin në fuqi, Barcelonën, në ndeshjen e javës së 20-të të Kampionatit të Spanjës. Në minutën e 74-të, Donk për bukuri harkoi nga korneri, ndërsa në një tollovi afër portës më së miri gjendet Alex Alegria dhe fërfëlloi topin në rrjetën e portës së Barcelonës. Durmishi luajti me shumë sukses, duke mbuluar çdo hapësirë në vijën e mbrojtjes, ndërsa treshja sulmuese më e frikshme në botë, Messi-Suarez e Neymar, pas shumë orvatjeve e barazuan rezultatin. Në minutën e 90+1, Luis Suarez shënoi golin e barazimit dhe shpëtoi katalunasit nga humbja. Barcelona është në vend të dytë me 42 pikë, kurse Betis është i 13-ti me 23 sosh. Suarez kryeson listën e shënuesve me 16 gola, një më shumë se Lionel Messi.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat