Buzëqeshë Enrique, i kthehen dy yje

Futboll

Buzëqeshë Enrique, i kthehen dy yje

Më: 3 shkurt 2017 Në ora: 21:49
ilustrim

Luis Enrique ka marrë lajme të mira nga stafi mjekësor i Barcelonës.

Andres Iniesta dhe Sergio Busquets do të nisin stërvitjet me skuadrën dhe ky lajm padyshim se ka gëzuar tejmase trajnerin e Barcelonës.

Të dy mesfushorët kanë qenë jashtë fushave të blerta për tash e sa kohë si pasojë e lëndimeve, por tashmë janë ftuar në skuadër për ndeshjen që katalanasit e zhvillojnë ndaj Athletic Bilbaos.

“Ajo që është me rëndësi si Iniesta ashtu edhe Busquets kanë stërvitur me skuadrën, por gjithçka do të varet nga mjekët, lojtarët dhe gjendja e tyre fizike, para se të marrim një vendim nëse do të luajnë ndaj Bilbaos”, ka thënë Enrique.

“Sido që të shkojnë gjërat, lajmi i mirë është që ata janë kthyer dhe kjo më bën të lumtur”.

Barcelona kërkon t’i kthehet fitoreve në ligë, pas barazimit ndaj Betisit një javë më parë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat