Barcelona mposht Bilbaon

Futboll

Barcelona mposht Bilbaon

Më: 4 shkurt 2017 Në ora: 19:42
Barcelona

Barcelona ka fituar ndeshjen e radhës në La Liga me rezultat 3-0 ndaj Athletic Bilbaos, njofton Klan Kosova.

Blaugranët janë treguar dominantë qysh nga fillimi i ndeshjes dhe vetëm në minutën e 18 Francisco Alcacer arriti të zhbllokojë rezultatin.

Kah fundi i pjesës së parë, saktësisht në minutën e 40, gol shënoi edhe Lionel Messi për avantazhin 2-0 të Barcelonës.

Kurse serinë e golave për këtë ndeshjes e përmbylli Aleix Vidal në minutën e 67.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat