De Biasi me një çmim special

Futboll

De Biasi me një çmim special

Më: 6 shkurt 2017 Në ora: 15:40

Përzgjedhësi i kombëtares së Shqipërisë, Gianni de Biasi, do të nderohet nesër me një tjetër çmim, i cili këtë radhë është shumë prestigjioz pasi përfaqëson një nga nderimet më të mëdha të shtetit italian.  FSHF ka bërë të ditur se vetë Ambasadori italian në Tiranë, Alberto Kutilo, do t’i dorëzojnë trajnerit të përfaqësueses shqiptare çmimin “Ordine della Stella d’Italia”.

Ky nderim i lartë, jepet me propozim të Ministrit të Jashtëm të Italisë dhe miratohet nga Presidenti i Republikës së Italisë, për të gjithë personat me shtetësinë italianë dhe jo vetëm, që promovojnë vlerat e miqësisë së Italisë me vendet e tjera.

Për De Biasin do të jepet titulli “Cavalliere di Gran Croce”, që përfaqëson nivelin e dytë për nga rëndësia të çmimit të sipërpërmendur.

Një vlerësim të tillë në të kaluarën e kanë merituar edhe emra të tjerë të njohura të sportit italian, mes të cilëve edhe trajneri Macelo Lipi, por edhe personazhe të shumë diskutuar.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat