Ky është shqiptari i Barcelonës që e do Shqipëria

Futboll

Ky është shqiptari i Barcelonës që e do Shqipëria

Më: 22 shkurt 2017 Në ora: 12:53
Balliu

Gianni De Biasi deri më tani nuk ka bërë shumë eksperimente në kualifikueset e Botërorit, por shumë shpejt strategu italian do të ketë disa emra të rinj në listën e kombëtares. 
Emri i radhës që do t'u bashkohet kuqezinjve sipas 'Panorama Sport' do të jetë Ivan Balliu Kampeni, djaloshi i lindur në Katalonjë, do të jetë një risi në skuadrën tonë Kombëtare. 

Mbrojtësi është i lindur në Katalonjë, me baba shqiptar dhe me nënë spanjolle. Futbollisti 25-vjeçar është prej tre sezonesh pjesë e skuadrës së Metzit, në Ligën e Parë të Francës.

Ai është aktivizuar në 16 nga 26 javët e luajtura si titullar dhe së fundmi ka kaluar një dëmtim që e ka lënë jashtë për disa javë. Gazeta ka mësuar se diskutimet me menaxherin e tij janë në rrugën e duhur dhe shumë shpejt Kombëtarja shqiptare do të ketë në organikë një mbrojtës “spanjoll”. 

Balliu është rritur tek akademia katalanase e Barcelonës dhe deri në vitin 2008 ka qenë pjesë e Kombëtares U-17 të Spanjës.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat