Cazorla humb sezonin, sërish duhet të operohet?

Futboll

Cazorla humb sezonin, sërish duhet të operohet?

Më: 23 shkurt 2017 Në ora: 10:55
Santi Cazorla

Santi Cazorla nuk do të paraqitet më në pjesën tjetër të sezonit në Ligën Premier.

Spanjolli po vuan nga një problem në kyçin e këmbës, me ç’rast nuk ka luajtur që nga tetori i vitit të kaluar.

Ai kreu një ndërhyrje kirurgjike muajin e kaluar, por i cili nuk rezultoi i suksesshëm dhe tash duhet të kryej edhe një tjetër të tillë.

Mesfushori i Arsenalit këtë sezon ka pasur tetë paraqitje dhe ka shënuar vetëm dy gola.

Ndryshe, ky nuk është lëndimi i parë i mesfushorit të Arsenalit, i cili edhe më parë kishte qëndruar jashtë fushave të blerta për kohë të gjatë. 

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat