Guardiola: Është një ditë e trishtuar për Barcelonën

Futboll

Guardiola: Është një ditë e trishtuar për Barcelonën

Më: 2 mars 2017 Në ora: 14:07
Guardiola e Enrique

Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, në një konferencë shtypi pas ndeshjes së “FA Cup” kundër Huddersfield, vlerësoi kolegun e tij, Luis Enrique, pasi trajneri spanjoll i skuadrës katalanase njoftoi se nuk do të rinovojë. “Është një ditë e trishtuar për Barcelonën, por jo vetëm. Të jesh trajner i Barcelonës duhet të dëgjosh pak dhe të marrësh vendime jopopullore. Ai është një mësues, ekipi i tij ka luajtur si asnjë tjetër. Barcelona është ekipi më i mirë në botë. Nga ana tjetër, duke e njohur mirë atë dhe mjedisin, e kuptoj në mënyrë të përkryer dhe i uroj atij më të mirën”, – tha Guardiola.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat