Përballen të fortit në Mitrovicë

Futboll

Përballen të fortit në Mitrovicë

Nga: Kemajl Goca Më: 6 mars 2017 Në ora: 19:18
Pamje nga një ndeshje

Me padurim tifozët e presin kryendeshjen e javës së 20-të të elitës së futbollit ndërmjet liderit Trepçës ’89 nga Mitrovica dhe fituesit të Kupës Prishtinës, e cila zhvillohet nesër në orën 13.00 në stadiumin ‘Riza Lushta’ në Mitrovicë. ‘89 shi nuk kënaqet as me barazim, por kërkon fitore, ndërsa Prishtina është e mobilizuar deri në pikën e fundit dhe mëton trepikëshin për t’iu afruar liderit. Trepça ’89 kryeson me 45 pikë, ka gjashtë më shumë se Prishtina, Feronikeli e Llapi. Sulmuesi i Trepçës ’89, Fiton Hajdari, tha se janë përgatitur maksimalisht për këtë kryendeshje. “Jemi të përgatitur shumë mirë si në çdo ndeshje, po ashtu edhe kundër Prishtinës. Do të jetë vështirë, kur kihet parasysh ekipi që do të ballafaqohemi. Jemi komplet dhe premtojmë maksimumin”, tha Hajdari për gazetën kombëtare “Bota sot”. A do të ishit të kënaqur edhe me një pikë? “Jo, nuk jemi të kënaqur me një pikë, kërkojmë fitore”, tha sulmuesi. Kryetrajneri i Prishtinës, Lutz Lindemann, tha...

(Tekstin e plotë mund ta lexoni të mërkurën në publikimin e shtypur të gazetës kombëtare “Bota sot” në Kosovë)

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat