Iniesta jep këtë deklaratë dhe arsyen pse Barcelona arriti triumfin historik

Futboll

Iniesta jep këtë deklaratë dhe arsyen pse Barcelona arriti triumfin historik

Më: 9 mars 2017 Në ora: 00:32
Andres Iniesta

Ylli i Barcelonës, Andres Iniesta është shprehur shumë i lumtur për kualifikimin në çerekfinale, pas përmbysjes së jashtëzakonshme ndaj PSG-së.

Barcelona fitoi sonte me rezultat 6 me 1 në “Camp Nou”, derisa kishte humbur takimin e parë në Paris 4 me 0.

Ai ka thënë se ekipi e dinte se çfarë duhej të bënte, të shënonte gola.

“E dinim se çfarë donim. Donim të shënonim gola. Bëmë të pamundurën dhe në futboll këto gjëra ndodhin. Në Paris gjithçka kishte shkuar keq, duhej të luanim sot shumë të markuar, e kemi bërë këtë dhe duhet të urojmë njerëzit dhe lojtarët. Këta lojtarë garantojnë se bëjnë gjërat mirë”, është shprehur Iniesta pas takimit.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat