Lojtarët e PSG-së ishin paralajmëruar më herët për debaklin që i ndodhi: Nuk më dëgjuan

Futboll

Lojtarët e PSG-së ishin paralajmëruar më herët për debaklin që i ndodhi: Nuk më dëgjuan

Më: 10 mars 2017 Në ora: 08:06
Drejtori sportiv i gjigantit francez, Patrick Kluivert

Paris Saint Germain arriti një fitore të jashtëzakonshme në ndeshjen e parë ndaj Barcelonës 4-0.

Të gjithë menduan se PSG do të kaloi me lehtësi tutje në çerekfinale të Ligës së Kampionëve.

Mirëpo drejtori sportiv i gjigantit francez, Patrick Kluivert i kishte paralajmëruar pas ndeshjes për debaklin lojtarët.

“Rezultati 4-0 është gjithmonë i mirë dhe të jep përparësi të mëdha, mirëpo duhet të kenë kujdes nga Barcelona”.

“Përvoja ime si futbollist i Barcelonës më lejon të flas se në ‘Camp Nou’ është vështirë për cilëndo skuadër”.

“Barcelona ka fuqi për ta përmbysur çfarëdo lloj rezultati dhe duhet të kemi kujdes”, kishte thënë Kluivert pas ndeshjes së parë.

Ndërsa mbrëmë holandezi nuk ka pranuar të flasë shumë për media.

I pyetur nga mediat pas ndeshjes, ai ka folur shumë shkurt.

“I kam paralajmëruar të gjithë, nuk më dëgjuan”, tha Kluivert.

Barcelona arriti fitore me rezultat të thellë 6-1 në ndeshjen e kthimit dhe me rezultat të përgjithshëm 6-5 u kualifikua në çerekfinale.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat