Liria shokohet, kampioni tregon forcën

Futboll

Liria shokohet, kampioni tregon forcën

Nga: Kemajl Goca Më: 12 mars 2017 Në ora: 15:03
Futbollistët e Feronikelit

Kampioni në fuqi, Feronikeli nga Drenasi, tregoi forcën në Prizren,  duke e mposhtur me rezultat 3:1 skuadrën me renome Lirinë. Tri pikë që nuk peshohen as me ari për ekipin nga Drenasi në luftë për titullin e kampionit, kurse Liria po futet në një situatë të palakmueshme. Feronikeli që drejtohet nga Afrim Tovërlani e ka filluar furishëm takimin, duke udhëhequr me rezultat 0:2. Në minutën e 2-të, Mendurim Hoti shënoi për 0:1, ndërsa tetë minuta më vonë Prokshi shtoi epërsinë në 0:2. Megjithatë, vendasit ngushtojnë rezultatin në 1:2 në minutën e 13-të, kur realizoi Osi Chipuse. Mark Milicaj i pafat në minutën e 56-të, kur godet tërthorësen. Nëntë minuta pa përfunduar takimin Mevlan Zeka vulosi fitoren në 1:3 për kampionin në fuqi, që mban vendin e dytë me 45 pikë, 6 me pak se lideri Trepça ’89, kurse Liria është në vend të shtatë me 24 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat