Barcelona në bisedime me Arsenalin për Bellerin

Futboll

Barcelona në bisedime me Arsenalin për Bellerin

Më: 14 mars 2017 Në ora: 23:30
Hector Bellerin

Hector Bellerin është objektivi kryesor i Barcelonës për afatin kalimtar të verës.

Arsenali ka pranuar të nisë bisedimet me Barcelonën për shitjen e mbrojtësit të krahut të djathtë Hector Bellerin, i cili është produkt i shkollës së njohur të katalanasve La Masia.

Siç njofton Daily Mail, palët tashmë janë takuar dhe kanë folur për të ardhmen e lojtarit, ndërsa Barcelona i ka ofruar ‘Topçinjve’ një shumë prej 35 milionë funteve për ta lejuar largimin e lojtarit.

Bellerin i është bashkuar Arsenalit në vitin 2011 kur ishte në moshën 16 vjeçare, ku trajneri Arsene Wenger i ka dhënë rastin që të luajë me ekipin e parë dhe tani ai është shndërruar në njërin prej mbrojtësve më të mirë në botë në rolin e tij.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat