Humbje e rëndë për Gjimshitin në Serie B

Futboll

Humbje e rëndë për Gjimshitin në Serie B

Nga: K.Goca Më: 26 mars 2017 Në ora: 17:04
Berat Gjimshiti

Skuadra e Ternana-s triumfoi me rezultat 4:1 kundër Avellinos, në takimin e javës së 32-të të Serie B italiane. Futbollisti i kombëtares së Shqipërisë, Berat Gjimshiti, u paraqit standard për Avellinon, por nuk e patën ditën e tyre ndaj vendasve shumë të mirë. Kjo ishte një nga humbjet më të rënda për skuadrën e Gjimshitit e cila është në zonën jo të lakmueshme përkatësisht në pozitën e 14-të me 37 pikë ose katër më shumë se vendi i 18-të Latina, pozitë që shpie në garat e barazhit për mbetje në ligë, kurse Ternana është në fund (i 22-ti) me 29 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat