Kombëtarja e Zvicrrës për grupmoshat U20 ka mposhtur me rezultat prej 2-1, Kombëtaren e Gjermanisë U20.
Në këtë takim golin e vetëm për gjermanët e shënoi futbollisti me prejardhje nga Kosova, Arianit Ferati.
Ferati, 19 vjeçar, luan në pozitën e mesfushorit dhe arriti të shënojë gol në minutën e 79-të.
Arianiti luan tek klubi Fortuna Dusseldorf, ku është huazuar nga klubi i Hamburg.