Lamtumirë Milan, transferohet te Barcelona

Futboll

Lamtumirë Milan, transferohet te Barcelona

Më: 1 prill 2017 Në ora: 08:12
Ilustrim

Barcelona pret një përforcim nga Milan për sezonin e ardhshëm.

Gerard Deulofeu është objektiv i Barcelonës për transferim në Camp Nou, gjatë afatit kalimtar të verës.

Mesfushori i Milanit ishte anëtar i gjigantit katalan para largimit nga klubi duke e vazhduar karrierën në Premierligë tek skuadra e Evertonit.

Por, ai me paraqitjet e mira në periudhën e fundit ka bërë që Barcelona ta konsiderojë mundësinë e rikthimit të tij, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Deulofeu së fundmi është ftuar edhe nga Kombëtarja e Spanjës. 

Image
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat