Barcelona e jashtëzakonshme, fitoi me 12:0

Futboll

Barcelona e jashtëzakonshme, fitoi me 12:0

Nga: Kemajl Goca Më: 2 prill 2017 Në ora: 15:04
Barcelona B feston fitoren

Një nga fitoret më bindëse në 24 vjetët e fundit, me rezultat 12:0, pa dyshim që e fut Barcelonën B në histori të Ligës së Tretë të Spanjës. Nuk fitoi Barcelona e Messit, por Barcelona B që garon në kategorinë e tretë e cila e demoloi me rezultat 12:0 Eldensen, në ndeshjen e javës së 32-të të Divizionit C.

Vetëm në pjesën e parë rezultati ka qenë 8:0 dhe kjo fitore konsiderohet si më bindësja që nga viti 1993 kur Extremadura e kishte mundur me 12:0 Portuense pikërisht me 2 maj. Barcelona B kryeson me 66 pikë, e cila synon Ligën e Dytë të Spanjës, kurse Eldense është në fund të renditjes (i 20-ti) me 14 pikë.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat