Sermaxhaj për skandalin e videos: Të vërtetën e thua vetë, i dehur apo i pa dehur

Futboll

Sermaxhaj për skandalin e videos: Të vërtetën e thua vetë, i dehur apo i pa dehur

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2017 Në ora: 16:13
Sami Sermaxhaj

Kosova këto ditë po vlon nga skandali i videos që u publikua në lidhje me dallaveret dhe kurdisjet e ndeshjeve të futbollit në vendin tonë. Emrat veç janë të njohur që u panë në video: Bajram Gashi, Edmond Zeqiri (gjyqtarë), Ismet Munishi (trajner) e Ali Ajeti (vëzgues). Të gjithë u çuditen edhe pse kjo nuk është diçka e re, pasi që shumë herë u fol se ndeshjet po kurdisen, megjithatë është ndryshe kur zihesh tamam duke e thënë vetëm me gojën tënde. Sami Sermaxhaj kur ka dëgjuar këtë bisedë nuk e ka pasur të lehtë, sepse atëkohë e drejtonte si trajner Prishtinën, kur kishte humbur me 1:0 nga Drita.

“Kosova funksionon me sistemin ‘pronto’, viktimë e këtij sistemi është edhe futbolli, koincidencë, unë isha trajner i Prishtinës në ndeshjet e përfolura Drita-Prishtina 1:0 (penallti të paakorduar etj....) dhe Drenica - Prishtina 1:0 (Shend Kelmendi karton i kuq!!! etj...) 2016, te gjykuara nga Bajram Gashi, kam qenë plotësisht i bindur në rolin domethënës që ka patur në rezultat Bajrami, por FC Prishtina, por edhe unë personalisht nuk kam pasur asnjë të keqe me Bajramin, Bajrami tregon që ka plotësuar dëshirën e dikujt? për t’u mposhtur Prishtina, prandaj FC Prishtina nuk mjafton vetëm të inkurajon hetimet nga FFK, por aktivisht të marr masa ndaj atyre që urdhërojnë që rezultati i lojës së FC Prishtinës por edhe ekipeve tjera të paracaktohet prej "kafeneve". Pikërisht pas këtyre dy humbjeve, ne pamundësi për t’i mposhtur këto padrejtësi vendosa të tërhiqem nga posti i trajnerit, kështu e ka futbolli i Kosovës, disa trajner pësojnë e disa përfitojnë nga padrejtësitë. Por Humbësi më i madh i këtyre dukurive është Futbolli i Kosovës. Të vërtetën e thua vetë, i dehur apo i pa dehur, herët apo vonë...”, shkruan Sermaxhaj.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat