Ferizaj i tronditur, Feronikeli ashtu si di

Futboll

Ferizaj i tronditur, Feronikeli ashtu si di

Nga: Kemajl Goca Më: 5 prill 2017 Në ora: 16:54
Pamje nga një ndeshje

Ferizaj duket se do ta ketë të vështirë t’i ikë zonës së barazhit, pasi që si vendas pësoi humbje tronditëse me rezultat 4:0 nga kampioni në fuqi Feronikeli nga Drenasi. Kampioni në fuqi ashtu si di edhe arriti me plotë meritë të kthehet me tri pikë të rëndësishme dhe vazhdon luftën për të mbrojtur titullin e kampionit. Skuadra nga Drenasi që ka për kryetrajner Afrim Tovërlanin dëshmoi se ka ekipin jashtëzakonisht të mirë, kurse Ferizaj po vërehet se ka shumë probleme sidomos në finalizimin e rasteve, ku sulmuesit e saj janë stihik. Në 45 minutat e parë, u zhvillua lojë e mirë, ndërsa në minutën e dytë të pjesës së dytë, Behar Bardhi i pafat, pasi gjuajtja e tij me kokë përfundoi në shtyllë dhe shpëtoi Feronikeli. Në vazhdim Feronikeli dominoi, ndërsa Labinot Osmanit  nga rreth 20 metra tund portën e vendasve dhe 0:1 në minutën e 66-të dhe Mentor Zhdrella realizon në atë të të 80-tën. Mysafirët shënuan edhe dy herë në fund të takimit, në minutën e 89-të, zëvendësuesi Blerand Kurtishaj e vulosi fitoren e kampionit me rezultat 0:3 dhe Mentor Zhdrella në atë të 90+4 e realizoi .  Feronikeli është në vend të dytë me 51 pikë, kurse Ferizaj është në vend të nëntë me 21 sosh.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat