Pizzi, alternativë tjetër për bankën e Barcelonës

Futboll

Pizzi, alternativë tjetër për bankën e Barcelonës

Më: 1 maj 2017 Në ora: 18:42
Juan Antonio Pizzi.

Luis Enrique e ka konfirmuar zyrtarisht largimin e tij nga Barcelona dhe drejtuesit janë vënë në kërkim të trajnerit të ri. 

Në pozitë më të  mirë për ta marrë drejtimin e skuadrës qëndrojnë dy emra , trajneri aktual i Athletic Bilbaos, Ernesto Valverde dhe zëvendësi i Luis Enriques, Juan Carlos Unzue.

Por së fundmi në skenë ka dalë një emër i ri.

Bëhet fjalë për trajnerin e përfaqësues së Kilit, argjentinasin Juan Antonio Pizzi.

Të tre këto opsione do të vlerësohen nga presidenti Bartomeu dhe krerët më të lartë të klubit blaugrana.

Për momentin Valverde ka më shumë mundësi për të marrë drejtimin e Barcelonës, por shanse të mira ka edhe Juan Carlos Unzue, ndërsa nuk mbetet pas në këtë garë Pizzi.

Trajneri argjentinas ka luajtur për Barcelonën për dy sezone në pozitën e sulmuesit dhe ka lidhje me këtë klub nga e kaluara.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat