Higuain: Nuk ka rëndësi kush i shënon golat, kushti është që Juve të fitojë

Futboll

Higuain: Nuk ka rëndësi kush i shënon golat, kushti është që Juve të fitojë

Më: 3 maj 2017 Në ora: 23:30
Gonzalo Higuain

Gonzalo Higuain ka thënë se ai luan për skuadrën dhe vetëm fitorja e Juventusit kishte rëndësi në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve kundër Monacos.

Sulmuesi argjentinas i shënoi të dy golat e Zonjës së Vjetër duke e vënë në pozitë të mirë për t’u kualifikuar në finale.

“Jam i lumtur, ishte një ndeshje e rëndësishme, një gjysmëfinale, ndërsa ne po shkojmë në shtëpi me një fitore të rëndësishme”.

“Tash e kemi ndeshjen në Serie A dhe shpresojmë të fitojmë në Torino që ta fitojmë Scudetton sa më shpejtë që është e mundur”.

“Unë gjithmonë angazhohem shumë dhe përpiqem të jap më të mirën. E rëndësishme është që të jemi të qetë, por është edhe një ndeshje tjetër për t’u luajtur, Monaco është një ekip i fortë dhe shpresojmë që të kualifikohemi në finale”.

“Ishte e rëndësishme që Juventusi të fitonte dhe nuk do të kishte rëndësi edhe po të mos isha unë ai që shënoi, me kusht që Juve të fitonte”, ka deklaruar Higuain për Mediaset Premium.

Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat